Ballina Aktualitet

Basha nga Dibra: Është koha për ndryshim

TIRANË, 24 korrik /ATSH – I. Vata/ “Është koha për ndryshim”, ka deklaruar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Dibra, në takim me strukturat e PD-së.

Basha tha se vetëm 2 vjet e 6 muaj pas masakrës elektorale të 2016 në Dibër dhe asaj të 2017-ës në të gjithë vendin, shqiptarët kanë dhënë mesazhin më të qartë me braktisjen dhe refuzimin total të regjimit me 30 qershor.

“85 përqind refuzim. Është sinjali më i qartë se shqiptarët kanë kryer punë me këtë regjim, se duan ta largojnë një orë  e më parë. Është thirrja dhe kushtrimi i shqiptarëve dhe i dibranëve për ndryshim”, tha ai.

Më tej, Basha shtoi se sot kriza ekonomike është problem numër 1 për çdo familje shqiptare, ndaj dhe prioriteti numër 1 për ne demokratët është t’i japim zgjidhje problemeve jetike për çdo shqiptar”.

“Kjo qeveri i është vërsulur buxhetit të shtetit, pasurive të shqiptarëve dhe ka kthyer çdo institucion të shtetit në një instrument vjedhjeje, duke nisur me Parlamentin e duke përfunduar me drejtorinë më të fundit të Shqipërisë”, tha ai, duke shprehu vendosmërinë e tij dhe të opozitës për të shndërruar shumicën e 30 Qershorit në shumicë qeverisëse për vendin.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSezoni turistik/ Fluks i madh i qytetarëve nga Kosova, Veliu inspektim në Morinë
Artikulli tjetërRUSI – Opozitari Navalny arrestohet sërish