MADRID (Spanjë) – Nisin diskutimet në Dhomën e Deputetëve për emërimin e socialistit Pedro Sanchez në postin e kryeministrit.
MOSKË (Rusi) – Shefi i diplomacisë ruse viziton drejtoreshën e re ruse të zyrës së OKB-së në Gjenevë.
ATHINË (Greqi) – Parlamenti voton besimin e qeverisë së re të Qiriakos Micotaqis.
LONDËR (Britani e Madhe) – Partia Liberal-demokrate emëron liderin e ri.
LONDËR (Britani e Madhe) – Përfundon votimi me postë për zgjedhjen e liderit të ri të Partisë Konservatore britanike.
UASHINGTON (SHBA) – Vizita e parë e kryeministrit pakistanez, Imran Khan në Shtëpinë e Bardhë.
SAN JUAN (Porto Riko) – Mijëra persona janë thirrur për të dalë në rrugë me kërkesë, dorëheqjen e guvernatorit të Porto Rikos.
UASHINGTON (SHBA) – Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore festojnë 75- vjetorin e themelimit./ /v.b/ a.jor.





















