Ballina Flash

Haradinaj: Kosova progres në konsolidimin e sundimit të ligjit

PRISHTINË, 19 korrik /ATSH/ Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj takoi ushtruesin e detyrës të shefit të EULEX-it, Bernd Thran me të cilin janë pajtuar për intensifikimin e bashkëpunimit për fuqizimin e sistemit të drejtësisë.

Sipas tij, Kosova së bashku me BE-në dhe shtetet aleate, ka arritur progres substancial në konsolidimin e sundimit të ligjit.

”Prita në takim UD shefin e EULEX-it, Bernd Thran, të cilit i urova detyrën e re në krye të misionit të BE-së për sundim të ligjit. Me ushtruesin e detyrës së EULEX-it, si mision i tanishëm këshillëdhënës, shprehëm vullnetin e dyanshëm për intensifikimin e bashkëpunimit për fuqizimin e sistemit të drejtësisë. Kosova, së bashku me BE-në dhe shtetet aleate, ka arritur progres substancial në konsolidimin e sundimit të ligjit”, tha ai. /Kosovapress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Milani” ëndërron për Luka Modric
Artikulli tjetërTiranë/ Grabiti një dyqan celularësh, kapet autori