Ballina Flash

FUTBOLL – Trippier pranë Atletiko Madridit

MADRID, 17 korrik /ATSH-AA/ – Mbrojtësi i djathtë anglez Kieran Trippier (28) është shumë afër transferimit nga “Totenhem” tek klubi spanjoll i “Atletiko Madridit”.

Mediat britanike shkruajnë se mbrojtësi i djathtë i “Totenhemit” tashmë ndodhet në Madrid ku pritet të përfundojë transferin në vlerë rreth 22 milion euro.

Trippier u transferua nga “Bërnlei” në “Totenhem” në qërshorë të vitit 2015 dhe për “gjelat” luajti më shumë se 100 ndeshje.

Ai kohët e fundit deklaroi se nuk është i sigurt nëse dëshiron ta zgjasë kontratën me klubin e cila i skadonte më 2022.

Nëse arrin marrëveshje me klubin spanjoll, Trippier do të bëhet përforcimi i tretë i madh në mbrojtje të “Atletiko Madridit” në periudhën e merkatos.

Trajneri Diego Simeone më herët solli Felipen nga “Porto” dhe Renato Lodia nga klubi brazilian “Atletiko Paraneanse”. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSipërmarrja rinore, Shërbimi Kombëtar për Rininë marrëveshje me Dhomën e Tregtisë
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Gjendet në Australi një mesazh në shishe 50 vite i vjetër