Ballina Bota

TEKNOLOGJI – Inteligjenca artificiale zgjidh kubin e Rubikut

KALIFORNI, 16 korrik /ATSH-ANSA/ – Pas sfidës që i bëri njeriut në video game, pasi e mundi në poker, inteligjenca artificiale arrin të zgjidhë kubin e Rubikut, sipas studimit të botuar në revistën ”Nature Machine Intelligence” nga grupi i Universitetit të Kalifornisë në Irvine, koordinuar nga Pierre Baldi.

”Nuk është thjesht një provë aftësish. Një problem me një numër kaq të lartë kombinimesh mund të ndihmojnë në zgjidhjen e pyetjeve po aq komplekse, siç është deshifrimi i strukturës përfundimtare të proteinave”, theksuan ekspertët.

Sistemi i inteligjencës artificiale i zhvilluar nga grupi i Baldit, i quajtur ”DeepCubeA”, ishte në gjendje të zgjidhte edhe kubin e Rubikut duke përdorur më pak kujtesë sesa ajo e përdorur nga algoritmet tradicionale.

Nuk është sfida e parë e fituar nga inteligjenca artificiale, veçanërisht në krahasim me njeriun.

Një nga fitoret e para të një kompjuteri kundër njeriut është ajo e ”Deep Blue” e IBM, që u bë e famshme në vitin 1997 për fitoren ndaj kampionit botëror të shahut, Garry Kasparov./ /os/ /em/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHaradinaj: Kosova e përkushtuar që të intensifikojë bashkëpunimin me Britaninë e Madhe
Artikulli tjetërAmbasadori Khalil: Rinisje e fluturimeve javore çarter mes Tiranës dhe dy qyteteve egjiptiane në Detin e Kuq