Ballina Flash

Parashikimi i motit, e shtunë, 13 korrik 2019

TIRANE, 13 korrik /ATSH/ – Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet i kthjellët e me zhvillim të vranësirave në mesditë dhe pasdite deri në të dendura.

Reshje shiu me intensitet të ulët parashikohet në mesditë deri në pasdite përgjatë relieveve malore. Më pas në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës do të ketë reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë, ndërsa në bregdet në formë shtrëngatash, pjesërisht stuhi.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-10 m/s, përgjatë vijës bregdetare era deri në 15 m/s.

Valëzimi në det i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 17/29 Diell shi
Kukës 15/26 Diell shi
Lezhë 18/29 Diell shi
Dibër 13/25 Diell shi
Durrës 20/28 Diell shi
Tiranë 19/29 Diell  shi
Elbasan 19/30 Diell  shi
Berat 15/29 Diell  shi
Vlorë 17/28 Diell  shi
Korçë 14/23 Diell shi
Gjirokastër 15/30 Diell  shi
Sarandë 19/29 Diell  shi

 

 /e.malaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFUTBOLL – Zyrtare, Barella lojtari i ri i Interit
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 13/07/2019