Ballina Bota

SOFT NEWS – Becker ”del” në ankand!

LONDËR, 12 korrik /ATSH-DPA/ – Një ankand britanik i sendeve personale nga ish-ylli gjerman i tenisit Boris Becker, përfshirë trofe dhe reketa, përfundoi pasi ky i fundit hoqi dorë nga padia për ta parandaluar atë.

Ankandi online i ”Wyles Hardy & Co” duhej të arrinte më shumë se 500 000 dollarë për kreditorët e Beckerit, pasi kampioni tre herë i Wimbledonit, u shpall i falimentuar në 2017 për një borxh të pretenduar nga bankierët privatë Arbuthnot dhe Latham.

Rreth 82 sendet e tij dolën në shitje për herë të parë në qershor 2018, por ankandi u pezullua pasi Becker, 51 vjeç, kundërshtoi gjendjen e tij të falimentimit dhe pretendoi imunitet diplomatik si i ashtuquajtur oficer sportiv i Republikës së Afrikës Qendrore në Bashkimin Europian.

Pjesa e ankandit përfshiu një raketë tenisi ”Puma” që daton prej vitit 1988, një këllëf rakete të nënshkruar nga Becker, që mori një ofertë mbyllëse prej 16 000 eurosh e tjerë./  /os/  /em/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDezinsektimi nga veriu në jug, Manastirliu në Shëngjin: Më shumë siguri për qytetarët
Artikulli tjetërVIDEO/ Qytetarët pa hapësirë publike në Qerret: Privatët kanë zaptuar gjithë bregdetin, të ndërhyjnë autoritetet