TIRANË, 10 korrik /ATSH/ – Në Komisionin për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit, u diskutua projektligji për Shërbimin e Provës në Republikën e Shqipërisë.
“Gjatë prezantimit të Projektligjit ne Komision, solla në vëmendje që ky akt synon të rregullojë organizimin dhe funksionimin e Shërbimit të Provës si dhe përcakton procedura për mbikëqyrjen e ekzekutimit të dënimeve alternative”, tha Fjoralba Caka zv.ministrja e Drejtësisë.
Projektligji “Për Shërbimin e Provës” është pjesë e paketës së reformës penitenciare dhe në vijim të qasjes për një drejtësi restauruese, në përputhje me Kodin e Drejtësisë Penale për të mitur.
Nëpërmjet këtij projektligji, punonjësit e shërbimit të provës jo vetëm do të mbikqyrin ekzekutimin e dënimeve alternative, por do të asistojnë personat e dënuar për të gjetur strehim dhe punësim pas përfundimit të dënimit. /a.a/ /a.g/























