Ballina Aktualitet

Meta, vizitë në Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal në Sarajevë

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një vizitë në selinë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal në Sarajevë, ku u prit nga drejtuesja e kësaj organizate, Majlinda Bregu.

“Kënaqësi të jem Presidenti i parë shqiptar që vizitoj selinë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal në Sarajevë, e njëkohësisht të bisedoj me shqiptaren e parë në krye të kësaj organizate të rëndësishme Majlinda Bregu, e cila po bën një punë të shkëlqyer për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe përshpejtimin e proceseve integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Meta.

Presidenti Meta më herët mori pjesë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Juglindore (SEECP), që u mbajt në Sarajevë të Bosnjë-Hercegovinës me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve të vendeve të Europës Juglindore. /j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRikonstruksion në disa kabina, stakim energjie në kryeqytet në datat 10-11 korrik
Artikulli tjetërZgjedhjet e 30 qershorit, Bare: Qytetarët treguan se nuk duan sherre e molotovë