Ballina Flash

Haradinaj: Kosova, e përcaktuar për përmbylljen e dialogut me Serbinë

PRISHTINË, 6 korrik /ATSH/ Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas takimit me kongresistin Eliot Engel deklaroi se Kosova është e përcaktuar për të ardhmen euroatlantike, në miqësi të përhershme me ShBA-të, fqinjësi të mirë me vendet e rajonit dhe përmbylljen e dialogut me Serbinë, me një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme që çon në njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

Ai tha se kongresisti Eliot Engel është memorie e gjithë rrugëtimit historik të Kosovës.

“Fat i madh për vendin që në gjithë këto vite, për të realizuar të drejtën tonë dhe për të arritur këtu ku jemi sot ne kishim një zë të fuqishëm përkrah. I lumtur si në çdo rast tjetër, ta pres sot Kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme në Kongres Amerikan, Eliot Engel dhe të ndajë me të të arriturat e vendit, sfidat dhe aspiratat tona. Kosova është e përcaktuar për të ardhmen euroatlantike, në miqësi të përhershme me ShBA-të, fqinjësi të mirë me vendet e rajonit dhe përmbylljen e dialogut me Serbinë, me një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme që çon në njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Përjetë mirënjohës mikut të madh të shqiptarëve për tërë mbështetjen ndër vite”, tha ai. /KosovaPress/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak30 qershori, Balla: Në Librazhd, Gramsh dhe Cërrik rezultat më i mirë se në dy zgjedhjet e kaluara
Artikulli tjetërSoreca, takim me të rinjtë në Mirditë