Ballina Flash

Soreca, takim me të rinjtë në Mirditë

TIRANË, 6 korrik/ATSH/ Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca zhvilloi sot një takim me të rinjtë në Rrëshen të Mirditës.

Ai shkëmbeu me të rinjtë mendime mbi të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian. “Një ditë frymëzuese në Rrëshen me vullnetarët e rinj të klubit “Lërini vajzat të mësojnë” që lyejnë mensën e dioqezës dhe të rinjtë e shkëlqyer të Këshillit Rinor të Mirditës që shkëmbejnë mendime mbi të ardhmen e Shqipërisë në BE”, tha ai.

Sipas Sorecës, “një akt i vetëm mirësie mund të ndryshojë jetën e njerëzve”. Sipas tij, klubi “Lërini vajzat të mësojnë” në Rrëshen e bën këtë çdo ditë.

“Edhe njëherë, u preka shumë nga mençuria dhe përgatitja e të rinjve shqiptarë, këtë herë Këshilli Rinor në Mirditë. Ju mund të bëni vërtet një ndryshim”, tha ambasadori i BE-së Luigi Soreca, në këtë takim ku shoqërohej nga kleriku katolik, Dom Gjergj Meta.

/m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHaradinaj: Kosova, e përcaktuar për përmbylljen e dialogut me Serbinë
Artikulli tjetërPacolli: Engel vazhdon të ndihmojë fuqizimin e shtetit të Kosovës