TIRANË, 6 korrik /ATSH/ – Vendi do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme por të nxehta.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti sot parashikohet i kthjellët e me zhvillim të vranësirave në mesditë përgjatë relieveve malore. Përgjatë vijës bregdetare në orët e mëngjesit do të kemi prezencë të mjegullës detare.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim deri në 8 m/sek dhe në bregdet deri në 10 m/sek.
Valëzimi në dete i forcës 0-1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 21/36 | diell |
| Kukës | 17/32 | diell pak re |
| Lezhë | 21/35 | diell |
| Dibër | 16/31 | diell pak re |
| Durrës | 21/35 | diell |
| Tiranë | 22/36 | diell |
| Elbasan | 22/36 | diell pak re |
| Berat | 19/36 | diell pak re |
| Vlorë | 21/33 | diell |
| Korçë | 15/32 | diell pak re |
| Gjirokastër | 15/37 | diell pak re |
| Sarandë | 21/34 | diell |
/e.malaj/ /a.g/












