Ballina Bota

MAROK – Kapen 5,5 tonë bimë kanabis

RABAT, 3 korrik /ATSH-AFP/ – Policia marokene njoftoi sot kapjen e 5,5 tonelatave bimë kanabis të fshehur në një kamion transit në portin Tanger Med (veri) dhe me destinacion një port europian.

“Operacionet e kërkimit me ndihmën e qenve mundësuan kapjen e drogës të fshehur me kujdes në muret anësore dhe në platformën që mbante ngarkesën si dhe arrestimin e shoferit të kamionit, një maroken i moshës 30-vjeçare”, sipas një komunikate të Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë Kombëtare (DGSN).

Maroku është një prej prodhuesve dhe eksportuesve kryesorë të bimës së kanabisit, sipas zyrës së OKB-së për luftën kundër drogës dhe krimit (ONUDC). /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdryshimet klimatike, miratohet dokumenti strategjik për zbutjen e gazeve me efekt serrë
Artikulli tjetërBM – Londra thërret ambasadorin kinez në lidhje me situatën në Hong Kong