Ndryshimet klimatike, miratohet dokumenti strategjik për zbutjen e gazeve me efekt serrë

TIRANË, 3 korrik /ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi sot miratimin e dokumentit strategjik dhe të planeve kombëtare për zbutjen e gazeve me efekt serrë (NPM) dhe për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike (NAP).

Dokumenti strategjik dhe planet kombëtare për zbutjen e gazeve me efekt serrë (NPM) dhe për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike (NAP) rishikohen çdo 4 vjet.

Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Brendshme, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.