Ballina Flash

Policia procedon 75 shtetas në 24 orë

TIRANË, 3 korrik/ATSH/- Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 75 shtetas, konkretisht: 14 janë arrestuar në flagrancë , 6 janë ndalur dhe 55 po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 14 raste, konkretisht: 5 raste të “Kanosja” 3 në qarkun Tiranë, 1 në Elbasan, 1 në Lezhë, me 6 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Korçë, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 5 raste “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në qarkun Tiranë, 1 në Berat, 2 në Lezhë, 1 në Gjirokastër, me 7 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja e rëndë me dashje”, në qarkun Gjirokastër, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë; 1 në qarkun Elbasan, me 1 viktimë dhe 1 të lënduar.

Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, konkretisht: 2 në qarkun Tiranë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë; 1 në Durrës, ku autori po procedohet në gjendje të lirë, si edhe janë plotësuar 4 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 11 raste, 2 në qarkun Tiranë dhe 1 në Durrës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, si edhe 8 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Janë evidentuar 11 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, konkretisht: 8 në qarkun Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Berat, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 2 raste, në qarkun Korçë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 shtetas që ka kaluar kufirin në më mënyrë të paligjshme, i cili është proceduar në gjendje të lirë. Në të gjithë territorin janë evidentuar 12 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 17 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 3 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 1 në Dibër, 1 në Korçë, 1 në Fier, të cilët janë arrestuar në flagrancë. Janë evidentuar dhe proceduar 4 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 1 në qarkun Tiranë, 1 në Elbasan dhe 2 në Korçë. Është evidentuar 1 shtetas që drejtonte mjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, në Dibër, i cili është arrestuar në flagrancë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Juventus” përgatit planin për Icardin
Artikulli tjetërEurodeputetja Arba Kokalari nis punën zyrtarisht në PE