Ballina Flash

Leyla-Moses-Ones vëzhgon procesin e votimit tek ‘Edith Durham’

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ – Zgjedhjet e 30 qershorit po monitorohen imtësisht nga trupa diplomatike e akredituar në Tiranë.

Ndërkombëtarët janë në terren ku po vëzhgojnë nga afër situatën.

Veç misionit të OSBE/ODIHR, këto zgjedhje edhe selitë diplomatike në vendin tonë kanë nxjerrë stafin e tyre në monitorim dhe vëzhgim të zgjedhjeve.

E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Leyla Moses-Ones është gjendur këtë mëngjes në shkollën “Edith Durham” për monitorimin e zgjedhjeve vendore 2019, ambient i cili është kthyer në qendër votimi.

Ambasada Amerikane ka nxjerrë stafin e saj për vëzhgim të procesit zgjedhor teksa ka akredituar në KQZ 20 vëzhgues dhe 19 përkthyes për këtë proces votimi.

/gj.mima/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVijon normalisht procesi i votimit në qarkun e Elbasanit, monitorim nga OSBE/ODIHR
Artikulli tjetërManastirliu: Votoni për të ardhmen e Shqipërisë europiane