PARIS, 26 qershor /ATSH-AFP/ – Gjiganti në fushën e industrisë agroushqimore, ”Nestlé” do të ndryshojë pamjen e ambalazhit në mënyrë më të thjeshtuar në ”Nutri-Score” për të gjitha produktet e saj që shiten në Europë, një vendim që shënon një kthesë në informacionin që do t’i serviret konsumatorit, ndërsa Bashkimi Europian po punon për një sistem të përbashkët.
”Kompania ‘Nestle’, e shtrirë në shkallë europiane, dëshiron të njoftojë kalimin gradual deri në zbatimin e emërtimit ‘Nutri-Score”, tha për median, drejtori i përgjithshëm i saj, Pierre-Alexandre Teulié.
Gjiganti zviceran, i cili tregton gjithashtu markat ”Nestea”, ”KitKat”, ”Buitoni” ose ”Nesquik” do të informojë që në nisje hartën e shpërndarjes./ /v.b/ a.jor.












