Ballina Bota

G20 – Macron përcakton linjat e kuqe për klimën

TOKIO, 26 qershor /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi sot nga Tokio se Franca po përcaktonte një linjë të kuqe për klimën dhe se nuk do të nënshkruante deklaratën e samitit të G20-ës, që nis të premten në Osaka, nëse nuk mbronte ambicien klimatike.

“Nëse nuk diskutojmë për Marrëveshjen e Parisit, dhe nëse për të rënë dakort në një sallë me 20 pjesëmarrës, nuk arrihet të mbrohet ambicia klimatike, kjo gjë do të ndodhë pa Francën. Është e thjeshtë!’’, pohon Macron përpara nisjes në Japoni.

Presidenti francez theksoi se nuk dëshiron që deklarata e publikuar në përfundim të samitit të shënojë hapa prapa në luftën kundër ngrohjes klimatike në raport me tekstet e nënshkruara gjatë G20-ve kryesore si ajo e Buenos Airesit vitin e kaluar.

”Ne nuk kemi të drejtë të organizojmë një G20 të pavlefshme”, theksoi ai./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFoto/ Pazari i Krujës, rritet interesi për prodhimet artizanale
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Mund të konfiskohen edhe 5 250… breshka!