Ballina Flash

Koncert festiv në 70-vjetorin e Patosit

TIRANË, 24 qershor/ATSH/ Qytetarët e Patosit kanë festuar 70-vjetorin e qytetit, në sheshin “Lipe Nashi” nën ritmet e muzikës me artistë të njohur të skenës shqiptare.

Në këtë koncert sollën këngë nga repertori i tyre këngëtarët Klajdi Haruni, Bruno, Anxhela Peristeri, Erik Lloshi, DJ Mir Vathi dhe këngëtarët e mirënjohur popullor Altin Myftari dhe Altin Malo.

“Festivali Ndërkombëtar i StreetArt, i cili e transformoi Patosin në vigjilje të 70-vjetorit drejt një qyteti ekologjik, u kurorëzuar me këtë koncert madhështor. Faleminderit që e keni mbushur këtë shesh plot! Gëzuar 70-vjetorin e krijimit të qytetit “, u shpreh Kryebashkiakja Rajmonda Balilaj, në fjalën e saj para qytetarëve të entuziazmuar për këtë format kaq të bukur kulturor.

/m.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBypass-i Fierit hapet më 27 qershor, Balluku: Në akset e tjera vijon puna me intensitet
Artikulli tjetërFier/ Rikualifikim i hapësirave publike mes blloqeve të banimit