Ballina Lajme nga Vendi

Më të rrezikuarit nga temperaturat e larta

TIRANË, 24 qershor/ATSH/-Temperaturat e larta dhe i nxehti gjatë stinës së verës mund të shihen si një lehtësim nga dimri i ftohtë por kur ato arrijnë vlera të larta mund të përbëjnë një rrezik për shëndetin e popullatës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka thënë se janë disa grupe njerëzish më të rrezikuar ndaj temperaturave të larta. Kështu, kategoritë më të ekspozuar ndaj problemeve me shëndetin sipas MSHMS janë: Të moshuarit, foshnjat dhe fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna.

Po kështu edhe individët të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme kronike si:sëmundjet kardiovaskulare, diabeti, thyreotoksikoza, sëmundja pulmonare, obstruktive, kronike, SPOK sëmundje  mendore, sëmundjet e veshkave, insuficienca renale, gurët në veshka, etj
z.tosku/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDenaj në Stokholm: Shqipëria potencial për investime të rëndësishme në ekonomi
Artikulli tjetërSHBA – Trump: Irani as armë bërthamore, as mbështetje terrorizmit