Ballina Ekonomi

Test teorik edhe për instruktorin e autoshkollës

TIRANË, 18 qershor /ATSH/- Për herë të parë, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor publikon online Draft-Pyetësorin për Mësues Teorie dhe Instruktor Praktike në Autoshkolla, të gjitha kategoritë e leje drejtimit, për aplikantët dhe të interesuarit. Në këtë mënyrë, gjithçka është më e lehtë për t’u aksesuar dhe më transparente për këdo që dëshiron të hyjë në këtë zanat.

Kjo procedurë është një hap më tepër drejt standardeve europiane për transparencën, gjithëpërfshirjen e grupeve të interesit dhe rritjen e objektivitetit të pyetësorit për mësuesit dhe instruktorët në autoshkolla.

Ndërkaq, DPSHTRR të premten organizon një dëgjesë publike për përmirësimin e këtij pyetësori për të marrë dëshmi instruktori autoshkolle. Në këtë dëgjesë do të ketë përfaqësues të autoshkollave, inxhinierë mekanikë, ekspertë të sektorit automotiv, si dhe përfaqësues nga institucione shtetërore në fushën e transportit dhe janë të mirëpritur të gjithë të interesuarit të bëhen pjesë apo të japin sugjerime e tyre. e.xh /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakÇuçi në Lushnjë, nis ndërtimi i qendrës më të madhe në rajon për grumbullimin bujqësor
Artikulli tjetërProtestat mund të integrohen në paketën tonë turistike