LONDËR, 17 qershor /ATSH-ANSA/ – Ku është Boris, pyet ministri i Jashtëm britanik Jeremy Hunt duke dënuar mungesën në debatin televiziv në Kanalin 4 të paraardhësit të tij në Ministrinë e Jashtme dhe rivali kryesor për udhëheqjen e konservatorëve dhe qeverisë.
Podiumi i Johnsonit, i lënë bosh, mes pesë rivalëve të tij, ishte subjekt i sarkazmës ndaj favoritit të madh, mbështetësit të një Brexit-i më 31 tetor me ose pa marrëveshje.
Përveç Hunt, në debat ishin edhe Dominic Raab, Rory Stewart, Michael Gove dhe ministri i Brendshëm, Sajid Javid, secili me nuanca të ndryshme për divorcin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.
“Kemi folur për Brexit për 25 minuta. Nëse ekipi i tij (i Johnsonit) nuk lejon diskutimet me pesë kolegë mjaftueshëm miqësorë, si do ta menaxhojë proçesin kundër 27 vendeve europiane?”, përfundoi Hunt./ /os/ a.jor.





















