Ballina Flash

Vlorë, Mezini: Shqetësim largimi i të rinjve

TIRANË, 14 qershor /ATSH/ – Kandidatja e Bindjes Demokratike për kreun e bashkisë së Vlorës, Valbona Mezini vijon takimet në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 30 Qershorit për pushtetin lokal.

Në vëmendjen e Mezinit këtë radhe ka qenë lagjja e vjetër vlonjate e “Pusit të Mezinit”. Një lagje kjo e cila simbolizon hyrjen e vjetër të Vlorës, por që sipas kandidates Mezini ka dalë jashtë funksionit pas funksionimit të autostradës Levan–Vlorë.

Në takimin me banorët e zonës, Mezini evidentoi disa prej problematikave që ata i shqetësojnë.

Shqetësimi kryesor i tyre i shprehur para kandidates Mezini mbetet edhe njëherë rruga e amortizuar dhe infrastruktura e dobët e lagjes ku ata jetojnë.

Banorët në takimin me kandidaten për kryetare bashkie evidentuan edhe njëherë largimin në masë të të rinjve dhe popullsisë vendase banorëve të “Pusit të Mezinit” jashtë shtetit si rrjedhojë e kushteve të këqija ekonomike.

Për ta njësitë administrative të qytetit janë lënë jashtë vëmendjes dhe tashmë janë kthyer në zona të harruara.

Kandidatja Mezini vendosi në fokusin e vëmendjes së saj lagjen e “Pusit të Mezinit” një nga lagjet më të vjetra të Vlorës, e cila sipas kandidates së Bindjes Demokratike është përfshirë për shumë vite si pjesë e buxhetit të investimeve të bashkisë Vlorë, por që kurrë nuk ka parë investime të marrin jetë.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Hapet sezoni turistik në Pogradec
Artikulli tjetërTiranë, Skënderi: Transferim i stacionit të helikopterëve