Ballina Bota

KINEMA – Jeta e Pavarotit së shpejti në ekranet e televizionit

UASHINGTON, 11 qershor /ATSH-AA/ – Jeta Luciano Pavarotti-t, njërit prej aktorëve legjendarë të operës, së shpejti do të shfaqet përmes një dokumentari nëpër kinematë botërore.

Jeta e jashtëzakonshme e Pavarotti-t, albumet e të cilit thyen rekordet me mbi 100 milionë shitje, do të shfaqet nëpërmjet dokumentarit të përgatitur nën regjinë e regjisorit Ron Howard, i cili është edhe fitues i Çmimit Oscar.

Howard, regjisor i filmave si “Një Mendje e Ndritur”, “Kodi i Da Vinçit” dhe “Han Solo”, do të shfaqë për fansat e Pavarotti-t një film përtej identitetit të tij muzikor, duke përfshirë rrëfimet e tij para se të bëhej një ikonë e operës.

Dokumentari “Pavarotti” do të shfaqë intervista, arkiva familjare, si dhe pamje dhe rrëfime të patreguara më parë. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTatimet kujtesë bizneseve për lëshimin e kuponit tatimor
Artikulli tjetërKoha që Europa të ndezë dritën e gjelbër për bisedimet, Shqipëria e bëri detyrën