Ballina Bota

SHBA – Identifikohet viktima e 1643-të e 11 Shtatorit

UASHINGTON, 11 qershor /ATSH-ANSA/ – Një tjetër viktimë e 11 Shtatorit, e 1643-ta, u identifikua sot gati 18 vite pas sulmit ndaj Kullave Binjake, në Nju-Jork.

Zyra e mjekëve ligjorë njoftoi se konfirmimi erdhi pas testeve të ADN-së mbi pjesët e gjetura në vitin 2013.

Emri i viktimës nuk është publikuar. Identifikimi i fundit u bë në qershor 2018. Deri tani ende nuk janë identifikuar 40% të asaj që ka mbetur nga 2753 personat e zhdukur në këtë atentat. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Uashingtoni sanksionon një sipërmarrës sirian
Artikulli tjetërTatimet kujtesë bizneseve për lëshimin e kuponit tatimor