Ballina Aktualitet

Nis protesta e opozitës përballë Kryeministrisë

TIRANË, 8 Qershor /ATSH/ – Partitë opozitare kanë nisur mbrëmjen e sotme protestën e tetë kombëtare në Tiranë.

Mbështetësit e opozitës jo parlamentare janë mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të nisur tubimin e përpara Kryeministrisë.

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj proteste, duke qëndruar përreth perimetrit të godinës së Kryeministrisë.

Deputetët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë dorëzuar mandatet e tyre dhe kërkesa e tyre është ngritja e një qeverie tranzitore që do të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Kjo është protesta e tetë kombëtare e PD dhe aleatëve të saj, ndërsa e gjashta që zhvillohet pasdite.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOpozita iku nga parlamenti se SHBA i hoqën vizën Saliut
Artikulli tjetër30 qershori/ Betejë me kundërshtarin më të rrezikshëm, atë të zgjedhjeve