TIRANË, 7 qershor /ATSH/ – Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) në kuadër të planit të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik, ka nisur një proces për fuqizimin e nënstacionit elektrik në Golem, Durrës, me vendosjen e 11 çelave (paneleve) të reja.
Punimet po realizohen gjatë ditës së sotme dhe parashikohet që investimi në pajisje dhe rrjet të përmirësojë furnizimin me energji të zonave në rrethin Kavajë si: Golem qendër, Seferaj, Mali i Robit, Qerret, posta e policisë, bregdeti, hotel Malvina, stacion i trenit, Shkëmbi i Kavajës, Kastrati, Golem plazh, Viena dhe Miami beach.
Investimi i ri i jep zgjidhje përfundimisht, problemit të këtyre zonave që vuanin në vite nga ndërprerja e furnizimit me energji të vazhdueshme dhe tension të ulët të energjisë.
e.xh/












