Ballina Flash

Studentët kanë ende afat për të aplikuar për bursa studimi në Poloni

TIRANË, 7 qershor/ATSH/ – Studentët e Universitetit të Tiranës që duan të aplikojnë për bursa studimi në Universitetin Silesian të Teknologjisë në Poloni, kanë ende afat për të dorëzuar dokumentacionin e tyre.

Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë ka bërë të ditur se është shtyrë thirrja për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Silesian të Teknologjisë, Poloni në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e parë të vitit akademik 2019-2020.

Bursat përfshijnë shkëmbimin e studentëve për studime në nivelin bachelor, master apo doktoraturë. Kompensimin mujor kap shifrat e 750 euro në muaj për studentët, kostot e udhëtimit në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës.

Afati për aplikim është 10 qershori, ndërsa dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës. /z.tosku/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHapen 28 qendra shëndetësore pranë zonave turistike, shërbim 24 orë në shtatë ditë
Artikulli tjetërPolicia rrugore vijon kontrollet: Asnjë tolerim për mosmbajtjen e kaskës