Ballina Ekonomi

Çmimet e mallrave të importit u ulën me 1,4% në mars

TIRANË, 6 qershor /ATSH/- Çmimet e mallrave të importit kanë vijuar uljen edhe përgjatë muajit mars të vitit 2019 duke u shndërruar në një ndër faktorët kryesorë për rënien e inflacionit në vend.

INSTAT bëri të ditur sot se, indeksi i Çmimeve të importit u ul me 1,4% në tremujorin e parë 2019, krahasuar me tremujorin e parë 2018 dhe u rrit me 0,6%, krahasuar me tremujorin e katërt 2018.

Çmimet e importit të produkteve në seksionin “Industri përpunuese” e cila zë peshën më të madhe në vlerën e importeve, kanë shënuar ulje me 1,3%.

Brenda këtij seksioni ulja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktivitetit “Prodhimi i produkteve të duhanit” me 5,8%, pasuar nga aktivitetet “Prodhimi i makinerive dhe pajisjeve p,k,t” me 5,2%, “Prodhimi i tekstileve” me 3,8%, etj.

Nga ana tjetër çmimet në aktivitetin “Prodhimi i produkteve optike, elektronike, kompjuterike” kanë shënuar rritje me 4,4%, pasuar nga grupi “Përpunimi i produkteve dhe preparateve farmaceutike” me 3,4%. /e.xh/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërgjimet, Gjebrea: Jemi të interesuar që çështja të zbardhet sa më shpejt
Artikulli tjetërPërgjimet, Rama: Dosja e mbajtur në sirtar për shantazh politik