TIRANË, 6 qershor /ATSH/ – Moti ditën e sotme do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, duke përjashtuar këtu zonat malore.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në vend do të nisin gradualisht të qarkullojnë masat ajrore të qëndrueshme. Prej orëve të mesditës do të ketë reshje lokale shiu me intensitet të ulët, kryesisht përgjatë relieveve malore.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jug 1-10 m/sek., duke u pasuar nga një valëzim i forcës 2-3 ballë.
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 17/27 | re diell |
| Kukës | 15/25 | re diell shi |
| Lezhë | 17/27 | re diell |
| Dibër | 14/24 | re diell shi |
| Durrës | 16/27 | re diell |
| Tiranë | 17/27 | re diell |
| Elbasan | 15/28 | re diell |
| Berat | 15/28 | re diell |
| Vlorë | 17/28 | re diell |
| Korcë | 12/24 | re diell shi |
| Gjirokastër | 14/28 | re diell |
| Sarandë | 16/27 | re diell |
/e.caushi/























