Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 06.6.2019

COLLEVILLE-SUR-MER (Francë) – Ceremoni franko-amerikane për përkujtimin e zbarkimit në Normandi, me praninë e Emmanuel Macron dhe Donald Trump.

CAEN (Francë) – Takim dhe drekë pune mes Emmanuel Macron dhe Donald Trump.

VER-SUR-MER (Francë) – Emmanuel Macron dhe Theresa May vendosin gurin e parë në memorialin britanik.

BRUKSEL (Belgjikë) – Mbreti pret raportin e ndërmjetësuesve për mundësitë e formimit të qeverisë.

ESPLUGUES DE LLOBREGAT (Spanjë) – Këngëtarja Shakira merret në pyetje nga drejtësia me akuzën për evazion fiskal.

VILNIUS (Lituani) – Konferencë shtypi e Bankës Qendrore Europiane (BQE) për politikën monetare në zonën euro.

BERLIN (Gjermani) – Konferencë shtypi e Angela Merkel dhe zyrtarëve të shteteve rajonale gjermane./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e enjte, 6 qershor 2019
Artikulli tjetërParku Rinia do të shndërrohet në një hapësirë të jashtëzakonshme