Ballina Flash

FUTBOLL – Beckenbauer: Dua Klopp për Bayernin

BERLIN, 3 qershor /ATSH-DPA/ – Ikona e futbollit gjerman, Franz Beckenbauer vlerësoi trajnerin e skuadrës së Liverpulit, Juergen Klopp për fitoren e Ligës së Kampionëve dhe përsëriti se dëshiron që menaxheri i Liverpoolit të punojë për Bayern Munich.

“Nuk dua asgjë më shumë , veçse të vijë një ditë tek FC Bayern. Për mua, ai është një nga trajnerët më të mirë në botë’’, theksoi 73-vjeçari Beckenbauer.

”Klopp solli futbollin e ri në Gjermani’’, tha Beckenbauer, duke shtuar se te Liverpooli, Klopp pati mundësi të perfeksiononte atë që filloi me Dortmundin.

Klopp është trajner i Liverpulit që nga viti 2015./   /os/ /em/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Festa e Qershisë në Dibër, Klosi: Mundësi për të prodhuar ekonomi për familjet shqiptare
Artikulli tjetërRUSI – Peskov: Samit Putin-Trump për çështjet strategjike