RUSI – Peskov: Samit Putin-Trump për çështjet strategjike

MOSKË, 3 qershor /ATSH-ANSA/ – Kremlini shpreson në një takim mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan, Donald Trump.

”Disa nga çështjet kryesore ndërkombëtare mund të zgjidhen vetëm në nivelin e kryetarëve të shteteve”, deklaroi Dmitri Peskov, zëdhënës i presidentit Putin.

“E dëshirojmë këtë takim. Vërejmë se çështje të shumta strategjike të rendit të ditës duhet të jenë të adresuara në nivelin e presidentëve”, shtoi ai.

”Nuk ka asnjë mënyrë për të zgjidhur këto probleme në një nivel më të ulët’’, përfundoi Peskov./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.