Ballina Bota

AUSTRI – Krijohet qeveria e përkohshme

VJENË, 3 qershor /ATSH-DPA/ – Austria formoi një qeveri të përkohshme me zyrtarë publikë të nivelit të lartë.

Qeveria e ekspertëve u formua pasi koalicioni i udhëhequr nga lideri i Partisë Konservatore, Sebastian Kurz dha dorëheqjen për shkak të një videoje që ngriti akuza korrupsioni kundër partnerëve të koalicionit të ekstremit të djathtë.

“Jam i bindur se qeveria e re do të përfaqësojë Austrinë politikisht, diplomatikisht dhe ndoshta … si një vend besues në zemër të Europës”, tha Van der Bellen.

Qeveria e re e ekspertëve udhëhiqet nga kancelarja e parë austriake Brigitte Bierlein, e cila u largua si presidente e Gjykatës Kushtetuese për t’u angazhuar në politikë.

Mes gjashtë grave dhe gjashtë burrave në kabinetin e saj, është edhe ministri i Jashtëm, Alexander Schallenberg një diplomat i lartë, dhe Eduard Mueller, i cili u promovua nga funksionar i lartë në Ministrinë e Financave, në minister të Financave./ /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHKUP – Stoltenberg: E presim me padurim MV si vendin e 30-të anëtar të NATO-s
Artikulli tjetërGREQI – Cipras: Të bashkojmë forcat për zgjedhjet parlamentare