Ballina Bota

MV – Stoltenberg në vizitë zyrtare

SHKUP, 2 qershor /ATSH-MIA/ – Aeroplani special i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg mbërriti në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, ndërkohë që një orë më pas mbërriti edhe avioni i dytë ku ndodheshin ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s, respektivisht të vendeve të Këshillit Veriatlantik me delegacionet e tyre shoqëruese.

Në aeroport, delegacionet u pritën nga anëtarë të lartë të qeverisë.

Nesër do të zhvillohet një pritje solemne me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake për sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg.

Stoltenberg do të ketë një takim me kryeministrin Zoran Zaev dhe më pas, do të zhvillohet takimi i Këshillit Veriatlantik  me Komitetin për Integrim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

Stoltenberg gjithashtu do të takohet edhe me presidentin e sapoemëruar, Stevo Pendarovski./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShifrat e pjesëmarrjes në protestë, Braçe: Qesharake deri në dhimbje
Artikulli tjetërFOTO-VIDEO/ Pamjet me dron nga protesta e opozitës ndërsa Basha mban fjalimin