MADRID, 1 qershor /ATSH/ – Sonte zhvillohet finalja e Ligës së Kampioneve, tërësisht angleze, ku do të përballen Liverpool-Tottenham, që do të luhet në stadiumin “Wanda Metropolitana” të Madridit.
Para finales, shumë medie kanë publikuar formacionet e mundshme të të dyja skuadrave.
Harry Kane dhe Roberto Firmino, që ishin të dëmtuar, që të dy janë në 11-she, pavarësisht se Klopp dhe Pochettino nuk deshën të zbulojnë asgjë.
Liverpool arriti në finale pasi përmbysi Barcelonën në “Anfield” duke e mposhtur 4-0, pas humbjes 3-0 në “Camp Nou”.
Edhe Tottenhami preku finalen me përmbysje. Në ndeshjen e parë në Angli humbi 0-1 nga Ajax, për të bërë çmendurinë në Holandë, ku fitoi 2-3 me gola të Lucas Mouras.
Më poshtë vijojnë formacionet e mundshme:
Liverpool: Alisson, Robertson, Van Dijk, Matip, Alexander-Arnold, Fabinho, Henderson, Winajldum, Mane, Salah, Firminho
Tottenham: Lloris, Vertonghen, Alderwireld, Rose, Trippier, Winks, Sissoko, Alli, Ericsen, Moura, Son./ a.jor.












