MADRID, 28 maj /ATSH-ANSA/ – E dimë se do të jetë një finale e vështirë, por gjithashtu do të jetë e vështirë edhe për Tottenhamin dhe mezi po presim që ta luajmë, deklaroi trajneri i Liverpulit, Jurgen Kloop.
Katër ditë para sfidës kundër Spurs, që do të përcaktojë fituesen e CL, Klopp merr në konsideratë situatën dhe nuk fsheh asgjë për finalen në ”Metropolitan Wanda”, të shtunën në Madrid.
Por, në rast të fitores, a do të ishte kjo maja e karrierës për Klopp?
“Me siguri. Unë mendoj se deri tani momenti im më i mirë si teknik ka qenë promovimi në Bundesliga i Mainz-it, në vitin 2004”, përgjigjet gjermani.
”Me Tottenhamin në të dy sfidat e kampionatit ne kemi fituar 2-1”, thotë Klopp.
”Por, loja në Madrid do të jetë një tjetër gjë, unë do të thosha e veçantë dhe shpresojmë që ta përballojmë në mënyrën më të mirë”, shtoi ai./ /os/ /em/ a.jor.























