Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 28.5.2019

OSLO (Norvegji) – Rinis, siç ishte parashikuar, ndërmjetësimi norvegjez për Venezuelën.

BRUKSEL (Belgjikë) – Takim i krerëve të qeverive, anëtarë të PPE-së pas zgjedhjeve europiane dhe përpara Këshillit Europian.

BRUKSEL (Belgjikë) – Darkë pune e krerëve të shteteve dhe qeverive europiane pas zgjedhjeve për të bërë një bilanc për postet e ardhshme kyçe të BE-së.

VJENË (Austri) – Samit global i nismës për klimën, takim i vendimmarrësve në fushat e politikës dhe ekonomisë.

LUBJANË (Slloveni) – Vizitë e ministrit rus të Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov.

BRUKSEL (Belgjikë) – Manifestim kundër ekstremit të djathtë, dy ditë pas zgjedhjeve europiane.

KIEV (Ukrainë) – Vizitë e një misioni të FMN-së, takim me presidentin Zelenski.

ROMË (Itali) – BQE-ja prezanton prerjet e reja të kartëmonedhave 100 dhe 200 euro.

KOMBET E BASHKUARA (SHBA) – Këshilli i Sigurimit diskuton për situatën në Siri./ /v.b/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFier/ Hapësirat publike në fokus të investimeve vendore
Artikulli tjetërFOTO/ Bashkia e Tiranës vijon ndërhyrjet nëpër lagje, asfaltohet një tjetër rrugë