Ballina Bota

HAPËSIRË – SpaceX lëshon grupin e parë të satelitëve

UASHINGTON, 24 maj /ATSH-AFP/ – Raketa ”Falcon 9” e shoqërisë së themeluar nga Elon Musk u shkëput pa incidente nga pista e Cap Canaveral në Florida rreth orës 02:30 GMT, e pajisur me 60 satelitë.

Një orë më vonë, pjesa e dytë e raketës lëshoi satelitët në grup, në rreth 450 kilometra lartësi.

Ata ndërkohë do të ndahen në mënyrë të natyrshme, më pas do të zhvendosen secila deri në një lartësi rreth 550 kilometra ose mbi Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (rreth 400 kilometra), por pak më poshtë se shumica e satelitëve të tjerë në orbitën e Tokës.

Lëshimi ishte parashikuar fillimisht javën e kaluar, por u shty për shkak të erës dhe problemeve kompjuterike.

SpaceX, lideri i tregut të lëshimeve kërkon të zërë një vend në tregun e së ardhmes të internetit në hapësirë, një mundësi e dëshiruar nga shumë kundërshtarë, si start-up OneWeb, apo gjiganti Amazon, i cili është më pak i avancuar (projekti Kuiper).

Çdo satelit i Starlink i lëshuar dje peshon rreth 227 kilogram.

Elon Musk specifikoi javën e kaluar se sistemi do të niste të ishte vërtetë operacional me rreth 800 satelitë, për këtë do të nevojiteshin akoma 12 lëshime./ /v.b/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakReforma në drejtësi, momenti për t’u bashkuar dhe jo për t’u përçarë nga ndasitë politike
Artikulli tjetërBM – May jep dorëheqjen: I shërbeva vendit që dua