TIRANË, 14 maj/ATSH/ Një taskforcë e posaçme arsimore do të identifikojë gjithë problemtikat që ndeshen në drejtim të arsimimit të fëmijëve të komunitetit rom dhe egjiptian në Roskovec.
Në ambientet e Qendrës Social Komunitare në Roskovec u zhvillua sot një takim ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve arsimore, pushtetit vendor dhe komunitetit rom dhe egjiptian.
Qëllimi kryesor i këtij takimi që u zhvillua në kuadër të projektit “Romacted” ishte identifikimi i shkallës aktuale të braktisjes së shkollës nga fëmijët romë dhe egjiptian dhe gjetja e një zgjidhje të përbashkët për të reduktuar këtë fenomen.
Fuqizimi dhe integrimi i komunitetit rom dhe egjiptian mbetet një ndër prioritetet e bashkisë Roskovec. /m.m/ /a.g/






















