Ballina Bota

SHBA – Shtëpia e Bardhë rishqyrton planet kundër Iranit

UASHINGTON, 14 maj /ATSH-ANSA/ – Ministri i përkohshëm amerikan i Mbrojtjes, Patrick Shanahan, i paraqiti presidentit të SHBA-së, Donald Trump një përditësim të planit ushtarak për të dërguar një maksimum prej 120 000 ushtarësh amerikanë në Lindjen e Mesme në rast se Irani duhet të sulmojë forcat amerikane ose të përshpejtojë armët bërthamore, raportoi gazeta ”New York Times”, duke cituar disa burime, sipas të cilave rishikimi dhe azhornimi i planit pasqyron vijën e ashpër të këshilltarit të sigurisë kombëtare, John Bolton.

Kohë e fundit ka pasur një përshkallëzim tensionesh mes dy vendeve, pasi SHBA braktisi marrëveshjen bërthamore, dhe pas deklaratave të liderit iranian Rohani, sipas të cilit vendi i tij do të vazhdonte me pasurimin e uraniumit dhe se ai nuk ndikohej nga planet e SHBA-së./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNuk rrëzohet qeveria me bomba molotov, por plagoset fytyra e Shqipërisë
Artikulli tjetërProtestat e dhunshme të opozitës godasin ekonominë, anulime të rezervimeve të turistëve të huaj