Ballina Aktualitet

Nis protesta e opozitës përpara Kryeministrisë

TIRANË, 13 maj /ATSH/ – Mbështetës dhe simpatizantë të Partisë Demokratike dhe aleatë të saj janë mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të nisur tubimin e paralajmëruar rreth orës 18:30 përpara Kryeministrisë.

PD njofton se itinerari i marshimit të protestës së thirrur janë: sheshi “Skënderbej”, Kryeministria, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Parlamenti, Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Policisë Tiranë.

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj proteste, duke qëndruar përreth perimetrit të godinës së Kryeministrisë.

/e.xh/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPekini: Kina nuk është e interesuar në paktin SHBA-Rusi për kontrollin e armëve
Artikulli tjetërFOTO/ Përfundon ndërtimi i rrjetit të ri, merr zgjidhje furnizimi me ujë i dy lagjeve në kryeqytet