STOKHOLM (Suedi) – Konferencë shtypi e prokurorisë për rihapjen e hetimeve kundër Julian Assange, i akuzuar për përdhunim.
BRUKSEL (Belgjikë) – Shefi i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo vizitë në Bruksel për bisedime për çështjen e Iranit me zyrtarët e Francës, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë.
EREVAN (Armeni) – Nis procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit armen, Robert Kotcharian.
BRUKSEL (Belgjikë) – Këshilli i Punëve të Jashtme i Bashkimit Europian.
SOÇI (Rusi) – Vizitë e ministrit kinez të Punëve të Jashtme, Wang Yi.
FRANCË – Nis zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet europiane të 26 majit.
UASHINGTON (SHBA) – Trump pret kryeministrin hungarez, Viktor Orban.
OTAVA (Kanada) – Vizitë në Otava e presidentes kroate, Kolinda Grabar-Kitarović.
NJU JORK (SHBA) – Manifestim përpara Trump Tower kundër ngrohjes globale./ /v.b/






















