Ballina Aktualitet

FOTO-VIDEO/ Protestuesit hedhin molotov në drejtim të Parlamentit

TIRANË, 11 Maj /ATSH/ -Protestuesit kanë hedhur bomba të shumta molotov në drejtim të kordonit të policisë dhe Parlamentit.

Teksa situata është mjaft e tensionuar pasi protestuesit hodhën molotov dhe fishekzjarre ka ndërhyrë policia për shuarjen e flakëve.

Pasi protestuan prej 2 ore e 30 minuta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë, protestuesit janë vendosur tashmë përballë Parlamentit.

Të drejtuar nga kreu i PD, Lulzim Basha protestuesit kanë përshkuar Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’iu drejtuar më pas Parlamentit.

Më herët në protestën e opozitës janë shënuar një sërë incidentesh teksa protestuesit kanë hedhur bomba molotov, shashka, tymuese dhe bojë në drejtim të kryeministrisë.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTOGALERI-Protesta e opozitës para kryeministrisë
Artikulli tjetërGjylameti: PseudoOpozita i përket rrugës dhe kthimit pas, nuk ndërtohet Shqipëria me flakë dhe djegie