Ballina Aktualitet

Gjyqtari i Kushtetueses në sitën e Vetting-ut

TIRANË, 2 maj/ATSH/- Komisioni i Pavarur  i Kualifikimit po kalon në sitën e Vetting-ut të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Gjyqtari i radhës i Kushtetuese, i cili do t’i nënshtrohet procesit të verifikimit të pasurisë është Fatmir Hoxha.

Seanca ndaj tij nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillohet në datë 7 maj, ora 11:00, te Pallati i Kongreseve.

Trupa gjykuese përbëhet nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Alma Faskaj. Fatmir Hoxha është anëtari i  pestë i Gjykatës Kushtetuese që përballet me procesin e Vetting-ut pas Besnik Imerajt, Fatos Lulos, Vitore Tushës dhe Altina Xhoxhajt.

Deri tani nga gjykata Kushtuese, Vetting-u ka shkarkuar Fatos Lulon, Vitore Tusha e kaloi, ndërsa për Altina Xhoxhajn ende nuk është marrë vendimi. Procesi i Vetting-ut përfshin kontrollin e pasurisë së gjyqtarëve të lartë si dhe të afërmve të tyre. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Pista Olimpike e Fluturimeve, nga më të bukurat dhe të veçantat në botë
Artikulli tjetërKomisioni “Tahiri”, Paloka: Institucionet pengojnë hetimin