Ballina Bota

BM – Corbyn: May të mësojë nga Liverpuli

LONDËR, 8 maj /ATSH-ANSA/ – Batuta me referenca futbollistike mbi Brexit u lëshuan nga udhëheqësi i opozitës laburiste, Jeremy Corbyn, në drejtim të kryeministres konservatore Theresa May në Dhomën e Komuneve, pas konfirmimit zyrtar të pjesëmarrjes së Britanisë së Madhe në votimin e 23 majit, në mungesë deri më tani të ratifikimit të divorcit të Londrës nga Brukseli.

Corbyn u frymëzua nga rikthimi i pabesueshëm i mbrëmshëm i skuadrës së Liverpulit  kundër Barcelonës në Ligën e Kampioneve dhe i sugjeroi Mayt të jetë e frymëzuar nga shembulli i trajnerit (gjerman) të ”djajve të kuq”.

“Duke pasur parasysh punën e mahnitshme të Liverpulit, ndoshta kryeministrja mund të marrë disa sugjerime nga Jurgen Kloppi, se si arrihen rezultate të mira në Europë”, theksoi ai me shaka.

Kryeministrja me zemërim, duke iu përgjigjur edhe deputetëve të tjerë, këmbënguli se kërkonte një marrëveshje kompromisi me Partinë Laburiste për çështjen Brexit, ndërkohë përsëriti se është ”kundër një referendumi të dytë”.   /os/ /em/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama në Sarajevë: Të investosh në Ballkan është vendim i mirë, kemi taksa të ulëta
Artikulli tjetërShërbimi përmbarimor privat, miratohet me 90 vota ligji i fundit i paketës së Reformës në Drejtësi