Ballina Flash

Studentja e Inxhinierisë, përfituese e bursës së ekselencës

TIRANË, 7 maj/ATSH/ – Sara është studente e vitit të parë në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe është përfituese e bursës nga fondi i ekselencës.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ndau historinë e studentes së cilës i mundësohet ky lehtësim financiar, pas kontratës sociale, të cilësuar ndryshe si “Pakti për Universitetin”.

“Unë jam Sara dhe jam studente e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe falë Paktit për Universitetin jam përfituese e bursës nga Fondi i Ekselencës. Pashë listën e fituesve të afishuar pranë Fakultetit. Më pas dorëzova dokumentacionin e kërkuar dhe që nga ajo kohë u bëra përfituese e bursës prej 10 mijë lekë të rinj çdo muaj”, thotë ajo.

Sara e quan një lehtësim për muajin pasi si çdo student ka shumë shpenzime për libra apo projekte mësimore.

“Besoj se është një lehtësi shumë e madhe për ne studentët e Inxhinierisë së Ndërtimit, që kemi shumë shpenzime sa i përket librave, detyrave të kursit apo projekteve të ndryshme”, thotë ajo.

z.tosku/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakASHAK thellon bashkëpunimin me Akademinë e Shkencave të Malit të Zi
Artikulli tjetërSarandë, vendosen tabelat orientuese sipas standardeve të Kodit Rrugor