Ballina Ekonomi

Denaj: Rritja ekonomike e vendit e stabilizuar në nivelin 4%

TIRANË, 6 maj /ATSH/ – Rritja ekonomike e vendit është tashmë stabilizuar në nivelin 4%.

Kështu deklaroi sot ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj sot në konferencën e përbashkët me përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Jan Kess Martijn dhe Guvernatorin e BSH-së, Gent Sejko.

Sipas Denajt, pavarësisht luhatjeve të tremujorit, të ndikuar kryesisht nga faktorë të jashtëm te lidhur me situatën në vendet partnere, pritet që në pjesën e mbetur të vitit ekonomia të vazhdojë prirjen pozitive.

“Sektorët e bujqësisë, ndërtimit dhe turizmit pritet të kompensojnë luhatjet në sektorin e energjisë. Kërkesa e brendshme  pritet të jetë e qëndrueshme pavarësisht rreziqeve në rritje të kërkesës së jashtme”, – theksoj ajo.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Denaj, në fjalën e saj falënderoi misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për ndihmën dhe mbështetjen e dhënë për forcimin e financave publike sidomos në lidhje me: përmirësimin e administratës tatimore, përmirësimin e sistemit te monitorimit dhe kontrollit dhe rritjen e cilësisë të shpenzimeve publike, që siç u shpreh ajo, janë komponentë të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë së vendit. /e.xh/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdryshimet në Kodin Penal, deri në 15 vite burg për këdo që cenon sigurinë ushqimore
Artikulli tjetërNuk mund të cenohen 23 mijë operatorë nga alarme të pamotivuara