TIRANË, 7 Mars /ATSH- I. Vata/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar sot mësuesit me rastin e 7 marsit, e cila është edhe dita e Mësuesve.
Lideri i opozitës, ka zgjedhur që nëpërmjet urimit të nënës së tij, e cila ka shërbyer si arsimtare për 30 vite, të shpreh urimet edhe për arsimtarët në të gjithë vendin.
“Bashkë me nënën time që shërbeu 30 vjet si arsimtare i uroj të gjithë mësueset dhe mësuesit anekënd Shqipërisë, Gëzuar 7 Marsin!” , Basha në një postim në statusin e tij social Facebook./e.caushi/



















