Agjencia Telegrafike Shqiptare

Basha uron mësuesit për 7 Marsin

TIRANË, 7 Mars /ATSH- I. Vata/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar sot mësuesit me rastin e 7 marsit, e cila është edhe dita e Mësuesve.

Lideri i opozitës, ka zgjedhur që nëpërmjet urimit të nënës së tij, e cila ka shërbyer si arsimtare për 30 vite, të  shpreh urimet edhe për arsimtarët në të gjithë vendin.

“Bashkë me nënën time që shërbeu 30 vjet si arsimtare i uroj të gjithë mësueset dhe mësuesit anekënd Shqipërisë, Gëzuar 7 Marsin!” , Basha në një postim në statusin e tij social Facebook./e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version